FOTO LAJM/ Ku është ftohja mes Blushit dhe Ramës?
Që pas publikimit të listës zyrtare të Partisë Socialiste, mediat janë përfshirë në një garë të ethshme për të amplifikuar sa më shumë përçarjet brenda të majtës.
E përditshmja Panorama ia kushtonte sot një nga kryetitujt asaj që e quan një ftohje mes Edi Ramës dhe udhëheqësit të listës për qarkun e Elbasanit, Ben Blushi.
Por fotot e publikuara për aktivitetin e zhvilluar në Elbasan, tregojnë të kundërtën.
Elbasani është një qark shumë i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve të qershorit. Fakti që Rama i ka besuar Blushit të udhëheqë betejën në këtë qark, tregon të kundërtën e ftohjes dhe mosbesimit./ep