E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Sa servilizëm pas mbiemrit Obama

Mark Okoth Obama, vëllai nga babai i presidentit amerikan, Barak Obama, ka mbërritur në Shqipëri. Nuk ka mbetur gazetë pa shkruar, ndërsa promovimi i librit të tij është përmbytur nga prania e qeveritarëve, ku shkëlqen kryeministri Sali Berisha. Në fakt e vetmja gjë që ka bërë Mark, dhe që ka mbetur në kujtesën e medias perëndimore është se ka denoncuar hapur se babai i dhunonte ata. Libri i shkruar është një rrëfim për jetën e tij. Nga Nairobi në Shenzhen quhet libri dhe rrëfen jetën e tij mes Nairobit në Kenia dhe Shenzhenit në Kinë, ku jeton aktualisht. Libri nuk është ndonjë bestseller, siç thotë kryeministri në faqen e tij. Por çne ky fiksim i qeverisë pas këtij promovimi të një libri të rëndomtë, të ofruar, siç e theksojnë shumë gazeta, nga Fahri Balliu? Nuk është tek libri problemi, por tek mbiemri i tij, tek servilizmi i pështirë i qeveritarëve tanë për të thënë se po rrinë me vëllanë e Obamës. Është servilizmi i një qeverie që nuk ka marrë prej vitesh një mesazh e një mbështetje ndërkombëtare. Është servilizmi i këtij kryeministri që kur merr edhe mesazhe rutine nga Barak Obama, i cili e falënderon pse i ka uruar festën e pavarësisë, e nxjerr kudo në media.

Berisha takohet me Mark Obamen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›