E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata e Dritëroit për Bashën eklipson lajmin e betimit

Më shumë se lajmi i betimit të Bashës, për mediat qeveritare ka pasur rëndësi urimi që i ka bërë atij ai që shpesh etiketohet si patriarku i PS-së, Dritëro Agolli. Ky i fundit thotë se i ka uruar atij të korra të mbara.

E mora ne telefon dhe i urova punë të mbarë! I përcolla konsideratat e mia për misionin e ri që mori. Unë jam njeri me prejardhje fshatari dhe ne në anët tona i bëjmë urimet të lidhura me bereqetin, se aty i kemi sytë. Unë të uroj korrje të mbara! Unë jam Qytetar Nderi i Tiranës dhe më takonte që të uroja qytetarin e parë të Tiranës që do të merret me problemet dhe shqetësimet e  banorëve të këtij qyteti. Lulëzim Basha më përgëzoi për urimin që unë i bëra dhe u shpreh i befasuar. Më keni befasuar zoti Agolli me këtë urim. Të them të drejtën, nuk e prisja dhe ky urim tregon atë që unë kam shprehur, se do ti shërbej të gjithë qytetarëve të Tiranës, pa dallim përkatësish partiake. Lulzim Basha është njeriu që zgjidhet për të marrë përsipër përgjegjësitë e një qyteti dhe të qytetarëve të tij, prandaj unë nuk mund të rri pa e uruar. Në këto momente unë nuk i vë re pozicionimet partiake, kur në qendër është qytetari. Unë e urova si qytetar duke e uruar që të bëjë punë sa më të mirë për këtë qytet, tha Agolli për një të përditshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›