E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Meta takohen sot publikisht, katër ditë pas një darke sekrete mes tyre

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë darkuar së bashku përpara disa ditësh. Lajmi është përhapur sot nga të përditshmet, që thonë se darka ka zgjatur disa orë. Gazeta Mapo shkruan se takimi është bërë në vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë që sot pritet një takim tjetër mes tyre. Kësaj radhe publik. Ky pritet të jetë një takim si përgjigje e ftesës së kreut socialist Edi Rama, drejtuar gjithë partive parlamentare për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›