E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Zemërimi i një nëne dhe vota për Ilir Metën

Share

Këto janë fotot që tregojnë momentet kur Gjykata e Faktit në Tiranë ka dhënë vendimin për shpërthimin në Gërdec dhe reagimin e familjarëve të viktimave. Mes tyre spikat Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, që gjeti vdekjen në shpërthimin e Gërdecit.

Durda, thuajse e vetme, është bërë zëri i fortë i familjarëve të viktimave të Gërdecit në kërkim të drejtësisë. Në një intervistë prekëse për gazetën Tema para disa kohësh, ajo pati deklaruar se në shtëpinë e saj kishte shkuar para zgjedhjeve të përgjithshme Ilir Meta, që u kishte kërkuar votën për të larguar qeverinë e Berishës, të cilën e quante si qeveria e Gërdecit.

Jam e zhgënjyer nga Ilir Meta, i cili para zgjedhjeve të 28 qershorit më erdhi në shtëpi dhe më tha se do të ndikonte për dënimin e shkaktarëve të tragjedisë që më mori djalin. Unë i dhashë votën atij që të rrëzonte qeverinë e Gërdecit, siç e cilësonte Meta dhe jo të bashkohej me të. Ndihem e zhgënjyer që vota ime ka shkuar dhe ka ndihmuar pikërisht vrasësit e tim biri. Nuk mund ta mendoja kurrë këtë gjë. Si mos të irritohem nga ky fakt, kur vota ime shkon pikërisht te vrasësit e djalit tim? Si mos të bëhem kamikaze, kur shoh këtë padrejtësi dhe këtë fyerje të rëndë që më është bërë? deklaronte Zamira Durda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›