Gjykata Administrative, Xhafaj: Nevojitet një ligj cilësor
Tiranë- Partia Socialiste ka organizuar sot dëgjesën publike lidhur me projektligjin për Gjykatën Administrative.
Sekretari për kordinimin e PS- së, Fatmir Xhafaj, tha se ka më tepër rëndësi cilësia e ligjit dhe jo votimi itij, pasi sipas tij jemi të vetmit në rajon që nuk kemi Gjykatë Administrative.
Qëllimi i kësaj tryeze është cilësia e këtij ligji pasi është një përgjegjësi që meriton vëmendjen tonë si ligjvënës, por jo vetëm tonën, ndaj kemi vendosur të realizojmë një sërë konsultash. Ne kemi qenë shumë të prokupuar dhe vazhdojmë të jemi, në mënyrë që të rivlerësojmë disa element të traditës por dhe ta përshtasim me standartet europiane. Por kështu siç është, ai ka një sërë problemesh dhe ne nuk duam të shtojmë një problem të ri. Ky nuk është një ligj as socialist as demokrat, por është një ligj që u përket të gjithë qytetarëve,- deklaroi Xhafaj.
Ndërkohë të premten u mbajt dëgjesa e parë për këtë çështje ku PS- ka propozuar disa pika të cilat sipas tyre duhet të shihen para votimit të projektligjit.
Ndërtimi i Gjykatës Administrative është një nga kushtet e BE- së, dhe ka si qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe shtetit.
Shkrime të tjera me interes:
- Pr/ligji për Gjykatën Administrative, PS dëgjese publike me biznesin Tiranë- Biznesi do të jetë pjesë e pr/ligjit për Gjykatën...
- Dhomat Administrative, Konfidustria: Nisma e qeverisë, e pamjaftueshme Tiranë- Dhomat Administrative pranë gjykatave të shkallës së parë nuk...
- Ligjet i thonë ‘OK’ pr/ligjit për Gjykatën Administrative Tiranë- Projekt/ligji më i debatuar kohët e fundit ai për...