E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si po vidhet TEC-i i Fierit?

Share

Termocentrali i Fierit, i dalë jashtë funksioni, ende nuk ka dalë në ankand për tu shitur për skrap, megjithatë aty është punuar natën në disa fundjava rresht për të hequr nga ambientet e TEC-it tuba dhe hekurishte të cilat më pas janë transportuar në një pikë private grumbullimi hekurishtesh.

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme aferën që po ndodh me TEC-in e Fierit i cili është pronë shtetërore e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por pamjet e siguruara nga Fiks Fare tregojnë se puna atje ka nisur prej dy javësh.

Punohet gjatë fundjavave për të nxjerrë skrapin nga TEC-i, i cili aktualisht është pronë e KESH-it, i cili e ka në konservim dhe ka marrë masa për ruajtjen e tij

Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar matrapikë që thyejnë betonin dhe nxjerrin tubat e hekurit. Në disa zona të TEC-it tubat janë nxjerrë dhe kanalet janë mbushur përsëri me dhe për të mbuluar vendet ku janë hequr tubat. Prerja e tubave dhe depozitave të hekurit bëhet në oborrin e TEC-it. Punohet në fundjavë ditën dhe natën.

Fiks Fare ka biseduar me një banor të zonës:

Fiksi: Po tuba nuk kanë këta?

Banori: Duhet të kenë. Atje pyet tek porta ata ashtu …

Fiksi: Ne prandaj po rrimë këtu a ka, a janë duke hequr tuba. Ti them ndonjërit nëse hiqen tubat?

Banori: Jo nuk heqin tuba, këta montojnë këtu, hapain e ndërtojnë deriçe të reja po shtojnë.

Fiksi: Po tuba spo heqin fare këta këtu?

Banori: Tuba hoqën para tyre ditësh tek kullat e mëdhaja, shiko kullat një, dy, tre.

Fiksi: Po tek sheshi?

Banori: Po, te sheshi hoqën ventilet e tuba të marra që nga ujësjellësi që vinin poshtë.

Fiksi: Po ata duam?

Banori: Po atje duhet të lidhësh me një Ymer.

Fiksi: Kush është ky Ymeri

Banori Ymer Isufi, një kosivar nga Sherqi.

Fiksi: A i ka marrë atje ai, i ka marrë të gjitha?

Banori: Këtu punon ai. Atë e gjeni andej ju se këtu kë do gjesh mua.

Fiksi: Natën, natën punojnë?

Banori: Jo ore, ditën ashtu.

Fiksi: Ditën i hoqen?

Banori: Ditën fillonin nga kjo kohë.

Banori: Ata hoqen një dy,tre, katër ventilë të mëdhenj.

Fiksi: E ata na duheshin ne.

Banori: Shumë të mëdhenj ventilët, plus edhe tubat. Tubat janë të futet njeriu, të ikësh kështu…

Fiksi:Po, pra po.

Banori: E duhet të shkosh vetëm me Ymerin.

Fiksi: I kanë hequr që andej?

Banori: Mundet ti kenë hequr që aty e kanë sistemuar afër portës, se ku i çoi, i ka magazinuar atje apo diçka më këtej.

Banori – Unë shikoja matrapikun që thyente betonin, i prisnin dhe i hiqnin.

Fiksi: Matrapikun e madh, e kanë hequr matrapikun?

Banori: Këtë se di stë gënjej, por deri dje ka qenë matrapiku atje. Nuk punoi dje, ai punoi nja katër ditë me radhë. Me një fjalë ai ka punuar e shtunë, e premte, nga e mërkura deri të shtunën.

Fiksi: E prandaj jemi të intersuar?

Fiksi:: Me këtë slidhesh dot me këta. Ata atje.

Banori: Po ata çfarë bëjnë, heqin kollonat e betonit që janë e montojnë të renë.

Biseda me rojen e TEC-it

Fiksi: Ne jemi të intersuar për tuba, di gjë ka në shitje ?

Roja: Skanë filluar, nuk është hedhur tenderi. Thonë ka gjashtë muaj se do hidhet tenderi, nuk është hedhur akoma. E di unë që nuk është hedhur.

Fiksi: Nuk ka ndonjë shitje?

Roja: Varte do një vit të mbarojë, e kupton, ka lloj, lloj tubash. Deri tani nuk është hedhur tenderi. Aty ka të githa llojet. Ata e kishin dhe e kanë lënë në konservim tashti me një urdhër të dytë.

Shkojmë në pikat e grumbullimit të skrapit në Zharrës. Bisedë me pronarin e një pikë grumbullimi të skrapit, e cila ndodhet ngjitur me pikën ku ka shkarkuar maunia.

Fiksi Kush e ka këtë pikën?

Pronari – Bujar Jaze ose Përparim Zeqo.

Biseda me pronarin e pikës së skrapit ku është shkarkuar kamioni me skrap të marrë në TEC.

Fiksi: Më thanë se firma është serioze?

Vëllai i pronarit: Firma është serioze dhe pikë shumice dhe çmimet ….

Fiksi: Pikërisht, se më thanë edhe TEC-i i sjell këtu?

Vëllai i pronarit: Ne i marrim,të gjithë këtu rrotull.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›