E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Përmbytjet në Devoll, ushtria në kërkim të moshuarës që ka humbur

Prej disa ditësh moti i keq ka pushtuar vendin me zona të shumta të cilat janë përmbytur.

Ndërkohë në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj.

Bëhet fjalë për shtetasen Flora Hoxha, 76 vjeçe.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur.

LEXO EDHE: FOTO/ Ushtria zbret në terren, evakuohen banorë në Dimal

Kontrolli po kryhet në terren dhe në zonat përreth fshatit, ndërsa vijon grumbullimi i informacionit nga banorët lokalë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›