E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grip dhe Covid-19 në qarkullim, ISHP: 12 mijë infeksione respiratore në javë. Të vijojë vaksinimi

Në vend kemi bashkëqarkullim të gripit dhe Covid-19. Në një javë, sipas ISHP, në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 12 mijë persona, të prekur nga infeksione të ndryshe respiratore. Specialistët e këtij institucioni thonë se trendi do të vijë në rritje me kalimin e javëve.

“Siç e prisnim rastet e para ke grip kanë filluar, janë kapur rastet e para me gripin A, ndërkohë kemi qarkullime dhe të COVID-19 dhe virozave të tjera respiratore. Gjatë javës së kaluar kemi pasur rreth 12 mijë infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme dhe nga të gjitha ato është konfirmuar se kemi qarkullim të COVID-19 dhe gripit”, tha mjekja Rovena Daja.

 Vaksinimi ndaj gripit ka ecur shumë mirë dhe me rekomandimin e mjekëve të familjes po aplikohet edhe ajo ndaj COVID në pacientë të caktuar.

“Deri tani janë aplikuar rreth 78% e dozave që kemi marrë, ndërsa vijon aplikimi i dozave të tjera”, tha ajo.

Fëmijët janë prekur më fort nga gripi këtë periudhe sipas të dhënave të referuara edhe nga spitalet por vaksinimi tek kjo grupmoshe nuk ka ecur mire

“Vaksinimi në këtë moshë nuk ecën mirë pasi prindërit janë pak skeptik dhe por harrojnë që fëmijët janë të pambrojtur dhe nuk kanë ende antitrupa dhe nuk kanë qenë në kontakt me gripin. Mirë është të vaksinohen edhe ata në mënyrë që gripi ti gjejë të përgatitur për këtë sezon”, u shpreh mjekja.

Mjekët apelojnë që grupet në risk të popullatës si të sëmurët kronikë dhe ata me kimioterapi të vaksinohen ndaj virusit të gripit për t’i paraprirë çdo përkeqësimit të shëndetit nga infeksioni i gripit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›