E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH: Një ditë e vështirë për Kosovën

Kryeministri Hashim Thaçi sërish është shprehur përpara deputetëve të Kosovës se nuk ka kthim prapa në aksionin e qeverisë për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri. Kurse lëvizja Vetëvendosje kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ata kërkojnë ndërprerjen e procesit të bisedimeve me Serbinë, aktivizimin e të gjithë burimeve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, SHBA-të dhe BE-së dhe ripërcaktimin e pranisë së BE-së në Kosovë. Ndërkohë shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, duke thënë se është përgjegjësi e Beogradit dhe e Prishtinës që menjëherë të ulin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë.

Mëngjesin e së martës shqiptarët u zgjuan me lajmin se forcat speciale kosovare kishin marrë nën kontroll kufirin në pjesën veriore. Një lajm i mirë, por frika ishte në ajër. Tensioni vijoi të jetë i lartë. Bashkimi Europian bëri presion dhe forcat speciale u tërhoqën, duke menduar se situata ishte stabilizuar. Por nuk ishte ashtu. Dhjetëra të rinj serb u shfaqën në pikën doganore të Jarinjës dhe i vunë flakën. Kosova sërish ishte kryelajm në mediat botërore. Sot situata duket më e qetë, por këto janë ditë të vështira për shtetin e ri kosovar. Më poshtë disa foto nga ngjarjet e djeshme.

Pika doganore e Jarinjes ne flake

Nje ekstremist serb perpiqet te shkaterroje nje kamera te sigurise

U desh shume pak qe te rinjte serbe te shkaterrojne gjithcka

Disa media te huaja thone se veriu i pasur me minerale eshte arene sherri

Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ben homazhe tek varri i policit Enver Zymberi, i vrare nga serbet

Ushtaret e NATO-s bejne nje kontroll rreth kufirit pas largimit te ekstremisteve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›