E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Dënojmë servilizmin e qeverisë ndaj Greqisë, në shtator nisim protestat

Nënkryetari i KLD-së dhe inicuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë sipas fesë dhe etnisë, i është imponuar qeverisë shqiptare nga Greqia.

“Greqia nuk mund ti imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë,” tha Spahiu.

“Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritare ndaj Greqisë”.

Ky i fundit paralajmëroi protesta në shtator dhe tetor, si dhe paralajmëroi se nëse ky regjistrim nuk deklarohet antikushtetues, atëherë do i bëhet thirrje qytetarëve, që në mënyrë masive të grisin formularin e regjistrimit etnik.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënojnë përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.

“Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën. Ideja për këtë regjistrim dhënë nga Greqia dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004,” tha Xhufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›