FOTO REPORTAZH: Një ditë (jo) e zakonshme në Greqi
Share
Janë pamje që vijnë nga Greqia në një moment shumë delikat. Dhjetëra grekë në radhe për ushqim falas. Ata presin në Athinë për të marrë fruta e perime që janë dhuruar nga fermerët në Kretë për të ndihmuar sadopak bashkëkombasit e tyre për të lehtësuar situatën e krijuar pas masave të kursimit në vend.
E nga ana tjetër grekët kanë marrë frymë më të çliruar që në vend është krijuar një qeveri, e cila ka nxituar të marrë bekimin. Antonis Samaras u betua si kryeministri i ri i vendit, duke i dhënë kështu fund krizës së gjatë politike.







