E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmanaj: KQZ ishte nën presion nga krahu i majtë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, deklaron se ky institucion ka qenë nën presion politik sidomos nga krahu i majtë. Në një prononcim për median Osmanaj deklaroi se reforma zgjedhore duhet të orientohet më shumë drejt problemeve teknike sesa atyre strukturore. “Problemet strukturore nuk janë. Nëse nuk ka vullnet dhe konsensus politik, si do që të jetë struktura dhe përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zgjedhjet sërish nuk do të arrijnë standardet më të larta ndërkombëtare”, u shpreh Osmanaj. Ai deklaroi gjithashtu se pritet që në rastin më të mirë brenda kësaj jave të mund të mbyllet procesi zgjedhor në tërësi e të dalin rezultatet përfundimtare. “Mendoj se me përfundimin e zgjedhjeve dhe në komunën e fundit e nëse nuk ka ankimim, mund të kemi në fund të javës rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, deklaroi Osmanaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›