FOTO REPORTAZH/ Pamjet e tmerrit në Egjipt
(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Disa media thonë se tani ka nisur gjakderdhja e vërtetë në Egjipt.
Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën tre mbështetës të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi, ndërsa turma prej qindra njerëzish po marshonte drejt disa barakave ushtarake ku mendohet se po mbahet në arrest Morsi.
Mijëra mbështetës të presidentit dolën në rrugë pas faljes të së premtes, duke e quajtur këtë ditën e zemërimit.
Grushti i shtetit në Egjipt ka lënë të zemëruar miliona myslimanë, që përkrahën Morsin në votime.
Ushtria ka arrestuar edhe kryetarin e partisë Vëllazëria Myslimane, Mohamed Badie.
Urdhra arresti janë lëshuar edhe për 300 drejtues të kësaj partie.
Ushtria ka paralajmëruar se do të lejojë vetëm demonstrimet paqësore, por turma u bë e dhunshme.
Ushtria fillimisht qëlloi në ajër, më pas drejt në turmë.
Një korrespondent i BBC tha se ka dëshmuar plumbat mbi turmat, pasi është plagosur vetë lehtë.
Ndërkohë ushtria thotë se nuk ka qëlluar direkt mbi turmën./ep

Korrespondenti i BBC












