E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Meta takon Nishanin: Diskutuam për forcimin e institucioneve (VIDEO)

Ilir META (1)Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pas takimit, Meta dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh se bashkë me kreun e shtetit kishin ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve.

Ishte kënaqësi për tu takuar me Presidentin e Republikës, z. Bujar Nishani dhe për të ndarë së bashku të vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që ti shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët që kërkohet për të forcuar institucionet, për të forcuar sundimin e ligjit në vend, për të nxitur funksionimin sa më efikas të të gjithë institucioneve të pavarura, tha kryetari i LSI-së.

Në fund Meta theksoi se duhet një bashkërendim nga të gjithë në funksion të përshpejtimit të reformave, të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat, mundësisht brenda këtij viti.

Gjithashtu, edhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti, deklaroi kryetari i LSI-së./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›