FOTO REPORTAZH: Si është katandisur zyra e kryebashkiakut të Tiranës
Pak ditë më parë, ambasadori danez në Tiranë, duke folur për ndryshimin e projektit të Sheshit Skënderbej, tha se ishte njësoj sikur Mona Lizës buzëqeshja ti kthehej në ngërdheshje.
Por nuk është vetëm Sheshi Skënderbej që është shpërfytyruar, por edhe zyra e kryebashkiakut të Tiranës, e njohur për shqiptarët për dizajnin e saj. Një vizitore e huaj ka vënë re diferencën dhe është ndjerë e trishtuar, pasi zyra në kohën e Ramës sipas saj ishte një vend ku mund të ndjeheshe evropian dinjitoz.
Në të vërtetë mund të dallosh ndryshimin duke parë fotot se si ka qenë zyra dhe si është bërë tani. Basha thotë se i ka bërë ndryshimet për të mos jetuar në luks, por në fakt kjo reflekton shijet e një pushteti provincial, mjafton të shohësh çfarë ndodhi me sheshin.
Ditën kur Basha hyri në Bashki u bë një kurban për mbarësi. Ndërkohë vetë Basha thotë se ka zgjedhur këto ngjyra e këtë mobilim për të simbolizuar nusen që e nis nga e para. Kështu shkruan gazeta Shqip, e cila shton se Basha nuk ka zgjedhur asnjë studio arkitekturore apo ndonjë që merret me dizajn. Siç bëri edhe me sheshin.

Si ishte zyra





