Gati te mbeshtes Avokatin e Popullit
Kryeministri Berisha priti dje ne zyre Avokatin e ri te Popullit i cili pak jave me pare u propozua nga opozita dhe u miratua me konsensus nga te dyja palet ne kuader te kerkesave te Komisionit Europin per bashkepunim. Nisur nga kjo Kryeministri konfirmoi ne takim faktin se me zgjedhjen e zotit Totozani u permbyll nje proces i rendesishem per te cilin mazhoranca kishte treguar prej kohesh gatishmeri te plote. Ne kete kuader kreu i qeverise i premtoi Avokatit te ri te Popullit mbeshtetjen e plote te qeverise ne lehtesimin e punes se tij lidhur si me aspektin juridik ashtu edhe me ate financiar. Po keshtu ne takim u nda i njejti mendim ne lidhje me nevojen per tu fokusuar ne ceshtje me rendesi themelore ne respektimin e te drejtave te njeriut.