E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak Braho pasurohet nga Gjyqi i Metës?!

Share

Një super vilë në breg të Liqenit në Pogradec, makinë të shtrenjtë, shtëpi në Durrës dhe Tiranë… Avokatit të Metës duket se i ka ecur me gjyqin ndaj shefit të tij

Kjo është një vilë në zonën e Tushemishtit në bregun e Liqenit të Pogradecit. Është e ndërtuar kohet e fundit dhe në të shfaqet shpesh si banor Spartak Braho. Fqinjët e vilës thonë se është në pronësi të tij, e ndërtuar me luks. Të njëjtën gjë të thonë jozyrtarisht dhe drejtuesit e Komunës së Tushemishtit, por hezitojnë të të japin informacion zyrtar. Braho shfaqet aty sipas banorëve me në makinë të shtrenjtë Benz ML.

Nëse kjo është e vërtetë, duket që avokat Brahos i ka ecur mirë biznesi me gjyqet e Ilir Metës. Ai rezulton të jetë përfituesi më i madh nga gjyqet e Ilir Metës dhe me sa duket do ti shijojë gjatë nëse Meta vazhdon kalvarin e tij nëpër gjyqe.

Braho më parë ka qenë deputet, dhe pas vitit 2009 është avokat i lirë. Ai është shfaqur në gjykata vetëm si mbikëqyrës i gjyqit të Ilir Metës dhe si rezultat Ilir Meta është burimi i vetëm financiar i tij. Dritan Prifti ka bërë akuza publike se gjyqtarët e Metës janë paguar apo për pagesa nën dorë të ekspertëve të caktuar për ekspertimin e videos. Prifti ka polemizuar me Brahon për pagesa nën dorë dhe korruptim të drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›