E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët të shokuar, Osmakaç ishte në Kosovë në tetor 2011

Time Osmankaj, halla e Sami Osmankaçit, thotë se është e shokuar nga lajmi që 25 vjeçari është akuzuar për komplot për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Time Osmankaj sot e ka përshkruar Samiun, si person të qetë dhe argëtues. Ajo i ka thënë agjencisë Assiciated Press se ai është nga një familje shumë e mirë.

Nuk besoj se ai e bëri atë për të cilën ata e akuzojnë, tha Time Osmankaj dhe shtoi se nuk ka pasur fëmijë më të mirë këtu.

Familja Osmankaj gjendet në fshatin Lubizhdë, në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

Halla e tij thotë se Sami Osmankaj herën e fundit kishte qenë në Kosovë në tetor të vitit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›