E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat, Jensen-Topi:Bazuar në bashkëpunim institucional

Tiranë- Objetivi kryesor i Shqipërisë për vitin 2012 është marrja e statutit kandidat për në BE,kështu ka deklaruar presidenti Bamir Topi gjatë takimit me ambasadorin danez në Tiranë Karsten Jensen.

“Ne shpresojmë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda këtij viti, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura, ku më kryesori është dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional”- tha Topi.

Përmes një njoftimi për shtyp të prezidëncës mesohet se ky takim u zhvillua në kuadër të marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga ana e Mbretërisë së Danimarkës.

Ndër të tjera presidenti Topi e ka siguruar ambasadorin danez se synimi i Shqipërisë është përmbushja e të gjitha kriterëve të BE-së për tiu bashkuar falimjes së madhe evropiane.

Nga ana e tij vetë ambasadori Jensen deklaroi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Danimarkës në procesin e marrjes së statutit kandidat për në BE.Dukë uruar që Shqipëria të meritojë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda 2012-ës, ambasadori danez shtoi se në axhendën e prezidencës daneze të Bashkimit Evropian një vend specific do të zërë edhe mbeshtetja në procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...
  2. Tadiç: Serbia ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat Serbi- Sipas presidentit të Serbisë Boris Tadiç vendi ka bërë...
  3. Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin Tiranë -  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Bari bashkëpërgjegjës për...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›