E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH/ Zonja me të kuqe bëhet simbol i protestave

Imazhet e saj janë shpërndarë pa fund në rrjetet sociale dhe janë kthyer në simbol të protestave në Turqi. E veshur me një fustan veror, me varëse në qafë dhe një çantë në krah, ajo sulmohet nga një polic që e spërkat me gaz lotsjellës.

Një studente turke, Esra, thotë se ky imazh përmbledh esencën e të gjithë protestës.

Dhuna e policisë kundër protestuesve paqësore, njerëzit thjesht po tentojnë që të mbrojnë veten dhe vlerat e tyre, thotë Esra.

Fotoja e saj është kthyer në një poster pro- protestave.

Sa më shumë na spërkatni, aq më të shumtë bëhemi, lexon në poster.

Kryeministri Erdogan i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë që jetojnë krah për krah me terroristët.

Por zëvendësi i tij, Bulent Arinç ka kërkuar falje për dhunën e policisë. SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për dorën e rëndë të policisë kundër protestuesve./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›