E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ “Sot votën, nesër votrën”, protestuesit me pankarta kundër Ramës

Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve.

Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Opozita zhvillon sot protestën e katërt kombëtare për këtë vit, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, pas skandaleve të shumta të qeverisë socialiste në pushtet.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, me synimin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›