E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas pak protesta e opozitës/ 1500 efektivë policie në gatishmëri para Kryeministrisë

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë.

Ashtu si në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk e ka autorizuar protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit.

Ndërkohë, raportohet se 1500 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë.

Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e shkuara, tubimi pritet të jetë me trazira me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›