E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Aksident brenda tunelit të Llogorasë! Përplasen dy automjete, plagosen dy drejtuesit

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke shkaktuar bllokim të të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit, ku dyshohet parakalim i gabuar, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se, automjeti i parë është një BMW me targa angleze AK20DHU, i drejtuar nga shtetasi R K,  i datëlindjes 24.10.1996, banues në Vlorë.

Automjeti i dytë është një Volvo me targa AA715ZI, i drejtuar nga shtetasi S G , i datëlindjes 13.06.1986, banues në Tiranë.

Të dy drejtuesit e plagosur, kanë dëmtime shembje në trup dhe po marrin trajtim spitalor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›