FRANCË – Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me armë

Duke cituar një burim policor, transmetuesi BFM TV tha se të shtënat lanë të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur. Ndërkohë, prefektura tha se gjithsej gjashtë persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Prokuroria publike bëri të ditur gjithashtu se një individ mbi një skuter elektrik hapi zjarr disa herë dhe më pas u mor nga një automjet me të cilin u largua.
Të gjitha shkollat në zonë u vendosën në izolim pas të shtënave. Më vonë, zona u sigurua dhe shkollat u nxorën nga izolimi.
Motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar. /os/