FRANCË – Samiti i Parisit diskuton tranzicionin në Siri

PARIS, 13 shkurt /ATSH-DPA/ -Më shumë se dy muaj pas rënies së ish-sundimtarit Bashar al-Assad, një konferencë ndërkombëtare në Paris do të shqyrtojë mënyrat për të arritur një tranzicion politik në Siri të enjten.
Përveç mikpritësit, Francës, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Gjermania, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet arabe, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Francezët thonë se qëllimi i takimit është koordinimi i përpjekjeve përkatëse për një tranzicion paqësor, me ndryshimet në vend që sigurojnë përfaqësim dhe stabilitet.
Ata gjithashtu duan të përmirësojnë koordinimin në ofrimin e ndihmës për popullin e Sirisë pas viteve të luftës civile. Në rendin e ditës është edhe lufta kundër mosndëshkimit nga drejtësia.
Qeveria tranzitore siriane është gjithashtu e shqetësuar për përparimin e lehtësimit të propozuar te sanksioneve që u vendosën kundër ish-qeverisë së al-Asaad-it. //a.i/