FRANCË – Zjarre të fuqishme përfshijnë jugperëndimin e vendit

PARIS, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Të paktën 1 250 zjarrfikës dhe nëntë avionë ”Canadair” u mobilizuan për të luftuar flakët në rajonin Aude, në Francën jugperëndimore, i cili aktualisht është vendi i zjarrit më të fuqishëm në Francë që nga fillimi i verës, sipas gazetës ”Le Figaro”, që specifikon se afërsisht 10 000 hektarë tokë janë djegur plotësisht.
Autostrada A9 që lidh Francën dhe Spanjën dhe autostrada A61 janë mbyllur për trafik.
Sipas gazetës, zjarri ka plagosur shtatë zjarrfikës dhe dy civilë, njëri prej të cilëve është djegur rëndë, siç është raportuar më parë.
Dy helikopterë zjarrfikës dhe pesë avionë ”Dash” janë gjithashtu të mobilizuar.
Rreth 2 500 shtëpi janë pa energji elektrike, ndërsa dy kampe po evakuohen në zonën La Palme.
Ndërkohë, një zjarr i dytë është raportuar në komunën e Montagnac, në parkun Bessulles.
Sipas raportit në X të prefekturës, tetë ekipe reagimi ndaj emergjencave po punojnë në vendngjarje për të shuar flakët, së bashku me një helikopter zjarrfikës./ a.jor.