E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande zgjedh një kabinet të moderuar

Presidenti i Francës, Hollande dhe kryeministri Ayrault (foto Reuters)

Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, pjesën më të madhe të kabinetit e ka zgjedhur të moderuar. Ai u ka dhënë atyre postet kyçe që kanë të bëjnë me punën, ekonominë, marrëdhëniet me jashtë, mbrojtjen etj. Në kabinetin e tij do të bëjë pjesë edhe një ministër i së majtës ekstreme.

Gjyma e 34 ministrave dhe zëvendësve të tyre janë femra. Më i riu është 34 vjeç ndërsa më i vjetri 66. Shumica prej tyre janë ekspertë të fushave përkatëse. Është një ndryshim i kërkuar nga francezët, shprehet kryeministri Jean-March Ayrault.

Hollande ,është presidenti i parë socialist që prej Francois Mitterrand, i cili u largua nga detyra në vitin 1995. Vetëm pak figura që kanë shërbyer pë Mitterrand janë përzgjedhur në kabinetin e tij. /CNN/

Përgatit: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›