E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e lirisë së medias në Bruksel, Fyle: Matëse e demokracisë

fyleBruksel- Komisioni Evropian ka zhvilluar sot konferencën për lirinë e medias, ku ka pasur përfaqësues edhe nga Shqipëria, nga vendet ballkanike dhe Turqia.

I pranishëm ishte edhe komisioneri Stefan Fyle, i cili deklaroi se demokracia e një vendi varet tek liria e medias.

Për të parë sesa demokratik është një vend, mirë është të shikoni indeksin e lirisë së medias fillimisht, jo atë të korrupsionit,- tha Fyle, i cili e ka vënë theksin edhe tek Turqia, ku disa gazetarë janë dhunuar nga forcat e rendit.

Nga Shqipëria ka pasur disa përfaqësues si dhe pjestarë të shoqërisë civile, mes të cilëve Lutfi Dervishi, Iris Luarasi, Elsa Ballauri, etj, ku kjo e fundit në fjalën e saj ka thënë se në median shqiptarë mungon profesionalizmi.

Në vendin tonë ka probleme të mëdha në mungesën e pavarësisë, mungesën e profesionalizmit dhe kërkesën e vetë insttucionit të medias për të ngritur mekanizma që do të grumbullojnë, analizojnë dhe zgjidhin ankesat, dhe të bëjnë analizën e raportit mes gazetarit dhe pronarit të medias, sepse kjo është një ndër cështjet më të diskutuara për pavarësinë ekonomike,- tha Ballauri.

Një tjetër problematikë e shtruar aty është edhe presioni i partive politike ndaj medias gjatë fushatës, pasi sipas përfaqësuesve nga Shqipëria materialet po i transmetojnë partitë dhe jo mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›