E Diel, 1 Nëntor 2026

Muxhahedinët në Tiranë: Tëardhmen e shohim në perëndim

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Mbërrijnë 60 nga 250 prej tyre Sot dita botërore e refugjatit Ftesa e Berishës dhe azili shqiptar i MEK Tiranë - Kanë mbërritur 60 nga 250 muxhahedinët që pritet të vijnnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut. Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve qëndra e azil kërkuesve në Shqipëri ka organizuar një ceremoni për të kujtuar këtë ditë, ndërsa për mikrofonin e A1Report muxhahedinët shprehen se në Shqipëri ndjehen si në shtëpinë e tyre, por të ardhmen e shohin diku tjetër në perëndim.

Dita ndërkombëtare e refugjatëve është festuar dhe në vendin tonë, ku për herë të parë që nga mbërritja e muxhahedinëve qëndra e azil kërkuesve ka hapur dyert për mediat, por duke mos lejuar asnjë komunikim me refugjatët.

A1Report ka mundur të intervistojë disa prej muxhahedinëve të cilët jetojnë në këtë kamp prej pak kohësh dhe shprehen se në Shqipëri ndjehen shumë mirë, por të ardhemn e tyre e shohin në një vend tjetër.

“Është mirë, ndjehem mirë. Është e vërtet që ndjehemi mirë. Dëshiroj të shkoj tek vëllai im në Suedi, Shqipëria është mirë por kam vëllain në Suedi dhe dua të shkoj atje, dua të shoh vëllain. Deri tani kam parë vetëm Tiranën, është një qytet i mirë. Kemi ardhur nga kampi i Ashrafit nga Iraku, dhe ndjehemi shumë mirë’, u shpreh për A1 report njëri prej muxhahedinëve. 

Muxhahedinët janë pjesëtarë të një ish-organizate që ka qenë në listën e organizatave terroriste të DASH-it dhe më pas u hoq. Aktualisht në Shqipëri janë 60 muxhahedinë të ardhur nga kampi ashfra ndërsa pritet mbërritja dhe e 190 pjestarëve të tjerë për të plotësuar numrin prej 250 anëtarësh që qeveria shqiptare ka rënë dakort me qeverinë amerikane.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed (foto), paralajmëron Tiranën në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq(MKO). Paralajmërimi vjen pak ditë, pasi në Shqipëri mbërritën 14 muxhahedinët e parë.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që edhe vendet e tjera kanë bërë duke mikëpritur anëtarët e MKO sepse këta njerëz janë të rrezikshme si për sigurinë kombëtare të atij vendi por dhe për të gjithë rajonin, ka paralajmëruar Hosseini, citon agjencia e lajmeve iraniane “Fars News”. - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/deputeti-iranian-tirana-te-beje---kujdes-me-muxhahedinet-157648.html#sthash.dnwlP74Y.dpuf   Mbërrin në Tiranë dhe grupi i dytë i muxhahedinëve prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut.  Ministria e Brendshme informon se ata kanë mbërritur në orën 24:00 të 31 majit në Rinas.

Mbërritja e tyre në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. “- informon ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, zyra e shtypit informon se grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njo - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ne-tirane-mberrijne-dhe-30-muxhahedine-te-tjere-159969.html#sthash.GAxPwxpx.dpuf
Mbërrin në Tiranë dhe grupi i dytë i muxhahedinëve prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut.  Ministria e Brendshme informon se ata kanë mbërritur në orën 24:00 të 31 majit në Rinas.

Mbërritja e tyre në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. “- informon ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, zyra e shtypit informon se grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njo - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ne-tirane-mberrijne-dhe-30-muxhahedine-te-tjere-159969.html#sthash.GAxPwxpx.dpuf
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›