U arratis nga qelia e Komisariatitarrestohet pas 24 orësh
TIRANE- Eshtë arrestuar sot në mesditë 29 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit nr 1 duke u hedhur nga kati i dytë.
Orgest Milo, u arrestua dje në flagrancë duke vjedhur një makinë. Më pas u shoqërua në ambientet e komisariatit për t'u marrë në pyetje ku dhe arriti të realizojë një arratisje spektakolare nga qelitë e Komisariatit numër 1, duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit numër 1.
29 vjeçari u arrestua sot në qendër të Tiranës dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
ARRATISJA MBREMJEN E DJESHME
Policia ka qenë duke marrë në pyetje 29-vjeçarin lidhur me vjedhjen e makinës dhe armën që iu gjet në banesë në momentin e arrestimit, dhe për këtë arsye i ka hequr prangat. Por Orgest Milo ka përfituar nga një moment kur efektivët e policisë janë larguar pak, dhe është hedhur nga kati i dytë i komisariatit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)