Kriza ekonomike, protesta masive në Madrid dhe Lisbonë
03-06-2013 / Gazeta 55
“Kundërshtohen masat shtrënguese që u imponohen vendeve në krizë nga trojka”
Protesta të ndryshme kanë përfshirë kryeqytetet europiane. Por ato më masive kanë qenë në Madrid dhe në Lisbonë.
Në Spanjë numri i të papunëve është në kuotën e 6 milionëve. Një të tretat e tyre nuk punojnë prej më shumë se dy vjetësh.
Në Lisbonë një pjesë e korteut ka kënduar këngën simbol të lirimit nga fashizmi në Portugali.
Të enjten qeveria portugeze ka deklaruar sërish një plan të radhës për shkurtimin e shpenzimeve, pasi gjykata kushtetuese kishte shfuqizuar disa masa të mëparshme.