Partia e Punës së Riorganizuar: Statujën e Enver Hoxhës, të veshur ushtarak do e vendosim në Tiranë
TIRANË- Komunistët kërkojnë vendosjen e statujës së ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Lajmi u bë publik nga përfaqësues së Partisë Punës të Riorganizuar të Shqipërisë të ftuar në emisioin '360 Gradë' në TVNews24, Të gazetarit Artur Zheji.
Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Riorganizuar të Marko Dajti, deklaroi se kërkesa është bërë gati dhe pret miratim e saj në Bashkinë e Tiranës.
Deklaratat e kundërshtuan nga përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia dhe Murat Basha.
“Sa do të vendoset monumenti i Hitlerit aq edhe ai i Enverit” deklaroi Ekrem Spahia, kryetari i PLL-së.
“E kemi gati monumentin 3 metra të lartë, i veshur ushtarak “, këmbënguli Dajti.
Spahia sulmoi edhe bashkimin e partisë së Punës së riorganizuar me koalicionin e majtë, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. “Rilindje, do të thotë një rikthim prapa në kohën e komunizmit”, u shpreh Spahia, ndërkohë që nënkryetari i PLL-së, Murat Bashka shprehu habinë për sloganin e socialistëve, pasi sipas tij nuk ka vdekur njeri që të 'rilindë'.
“Kjo e majtë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet . E majta nuk ka për të rilindur gjë, kur s’ka vdekur gjë. E djathta po konsolidon çdo ditë fitoren e saj”, tha Basha.
Ndërkohë, Abdyl Pilafi kandidat për deputet i Partisë së Punës së Riorganizuar tha se falë ‘rilindjes’ Shqipëria do të dalë nga e gjithë situata e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet.
(e.m/BalkanWeb)