E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Pustec: Më vjen turp t’iu premtoj ujin, vota e 23 qershorit historike

PUSTEC- Kreu i PS-së, në vazhdën e takimeve elektorale zhvilloi një kënd fjale në Pustec, në qarkun e Pogradecit i cili ishte ndalesa e radhës. Rama u njoh me shqetësimin e banorëve të kësaj zone, për pyjet dhe pronat. Kryesocialisti tha se kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh. Ndërkohë duke u ndalur tek problemi me pronat, Rama theksoi se ajo është një cështje që na pengon të bëhemi pjesë e BE.

“Dikush me ka thëne se në Shqipëri ka aq shumë pretendentë për prona sa po ti mbledhjes të gjitha pretendimet janë më shumë se sipërfaqja Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me parkun kombëtar nuk është aksident por ka ndodhur kudo me pyjet. Ato po shfrytëzohen kudo në mënyrë barbare. Kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh.
Abuzime dhe shfaqje pronarësh që realisht nuk janë pronarë dhe kjo është një nga pjesët e problemit të thellë të pronave në Shqipëri. Është problem i rëndë që na pengon të bëhemi pjesë e BE dhe të zhvillohemi realisht. Nuk zhvillohemi realisht në se nuk zgjidhim problemin e pronës. Ne do vendosim regjim te rreptë mbi mënyrën sesi do administrohen pyjet, ne do luftojmë për cdo peme dhe cdo hektar pyll se është një pasuri e madhe që është borxhi që u kemi gjeneratave që vijnë”, theksoi Rama.

Lideri i socialistëve shprehu shqetësimin se si një zonë si Pusteci, të cilën e krahasoi me thesar natyror të jetojë në varfëri dhe papunësi, ndërkohë ironizoi kryeministrin për arritjet ‘imagjinare’, sipas tij.

“Në këtë zonë jemi në një zonë që është thesar natyror dhe është e pakuptueshme që njerëzit të jetojnë në varfëri dhe papunësi, si në cdo zonë të vendit. Jashtë vendit ka shtet këtej nuk ka shtet. Në zgjedhjet e 23 qershorit duhet te mendojnë për familjet e tyre jo me ke janë. Berisha jep përgjgjigje jemi të dytët pas Gjermanisë, dhe Kina po shqetësohet se po na kap”, tha Rama i cili iu përgjigj interesit të banorë për sektorin e peshkimi , i cili sipas tij po pengohet për shkak të keq menaxhimit të naftës. 

“160 milionë dollarë vetëm për ujë në parcelë dhe kullim do i qepemi këmba këmbës gjithë vendit për të sistemuar ujin e pijshëm se u bë një legjende turpi, 20 vjet, mua më vjen zor ta them se në 4 vitet e ardhme do kemin ujë të pijshëm se kjo duhet te jete A. Ujin e pijshëm duhet të cojmë në cdo familje të të ndahemi nga mesjeta”, tha Rama.

lajmi vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›