PSV91, Koçi: Kjo fushata elektorale ndër më të korruptuarat, burim incidentesh
TIRANE- Kreu i PSV91 Petro Koçi sqaron marrëdhënien me kreun e PS-së pas mospërfshirjes së aleatëve në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.
Gjatë një interviste me gazetaren Ola Bruko në rubrikën “Opinion” në News 24, Koçi sqaroi se priste të ishte pjesë e listave të PS, por tashmë që Rama nuk e përfshiu, marrëdhëniet e tyre janë normale.
“Mendova që do angazhoheshim në një listë të përbashkët, por tani marrëdhëniet tona me Ramën janë normale. Bashkëpunimi me të ka qenë pa kushte. Ne po bëjmë fushatë të ndarë”, tha Koçi më tej.
Ai u shpreh i bindur se PSV91 do mund të marrë një deputet në zgjedhje me të cilin të përfaqësohet në Kuvendin e ri.
Duke u ndalur tek fushata, Koçi akuzoi të djathtën se po përpiqet të fokusohet tek manipulimet se sa tek fushata. Ai tha se, “Ata janë aktivë në falsifikime blejnë karta identiteti të të majtëve që të mos votojnë, blejnë votat e zgjedhësve me të mira materiale”, tha ai.
Problemi i kësaj çështje sipas Koçit qendron në faktin se qytetarët kanë frikë të denoncojnë edhe rastet kur nxirren me detyrim nëpër fushata.
Megjithatë, Koçi u shpreh i bindur se, “E majta është në avantazh të madh më shumë se sa e japin sondazhet në krahasim me të djathtën për të fituar këto zgjedhje. Fushata e PD është shumë e vakur dhe e dobët në krahasim me të majtën”.
Koçi e quajti më tej këtë fushatë, si më të korruptuarën. “Kjo është fushata më e korruptuar në zgjedhjet e bëra ndonjëherë në vend, ka shumë para që nuk dihet nga vinë, ka kandidatë të përlyer, prandaj ehe mundësia për incidente është shumë e madhe”, tha ai.
Koçi më tej e ka cilësuar deklarim elektoral, një kryeministër të ardhshëm që del nga radhët e LSI. Për të nuk ka asnjë dyshin që kryeministër do jetë Edi Rama.
“Alternativa e kryeministrit nga LSI është bërë për të thithur elektorat, se sa e vërtetë, jo se s’ka dëshirë Meta, por LSI e ka të pamundur të krahasohet me numra me PS. Është një deklarim elektoral, unë them me bindje që fiton PS dhe kryeministër do jetë Rama”.
Ndërsa duke komentuar postet që mund të kenë aleatët e PS-së në rast fitoreje të zgjedhjeve, Koçi u shpreh se, “Spartak Ngjela nuk ka shans për tu bërë ministër është ekstremist i djathtë, është më i djathtë se Berisha”, shton ajo.
(m.a/BalkanWeb)