FRD çel degën e saj në Shkodër
Partia Fryma e Re Demokratike ka çelur degën e saj në Shkodër. Në fjalën e tij, Kryetar i Grupit Nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, i është referuar sërish reformës zgjedhore të miratuar duke theksuar se ajo u hartuar për interesat e liderëve partiakë dhe jo për shqiptarët.
Edhe këtë radhë Kodi nuk iu takoi dot shqiptarëve. Ai u arnua për të kënaqur liderët e PD dhe PS dhe jo për të vlerësuar qytetarin shqiptar. Këtë herë, si çdo herë tjetër këto vitet e fundit, ne pamë se si kundërshtarët politikë arritën konsensusin në momentin e fundit vetëm për interesat e tyre dhe jo për interesat e vendit, theksoi Oketa.
Ai ka theksuar gjithashtu se lufta ndaj korrupsionit është një nga sfidat e programit të Frymës së Re Demokratike duke theksuar do të jetë konsekuente në zbatimin e programit të saj politik dhe se do punoj fort për të përkthyer objektivat politikë në rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët.