E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Rama: Ndryshime serioze në Kushtetutë

Ai thotë se nuk duhet të bëhen më arnime, por ndryshime të vërteta.

"Qeveria nuk duhet të bllokojë procesin e vizionit tonë për reformën dhe s’duhet të përdorë imunitetin si gjethe fiku për të mbuluar degradimin e drejtësisë dhe tundimin e saj gjithnjë e më të madh për të arritur te pika që të përmbysë dhe ato institucione që i kanë mbetur jashtë kontrollit, duke e kthyer prokurorinë e përgjithshme në kopje të KQZ së tanishme”, tha Rama.

“Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Ne besojmë që ndërhyrja në kushtetutë nuk lidhet vetëm tek çështja e imunitetit sepse muri që mbron të korruptuarit nuk është imuniteti por pushtet politik që e ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë” shtoi ai.

Kryesocialisti, komentoi edhe çështje të tjera të diskutuara nga palët politike si çështja e korrupsionit.  Sipas tij, korrupsioni ka lidhje të drejtpërdrejtë, jo me ata që vinë në radhët e opozitës, por me pandëshkueshmërinë e atyre që janë në qeveri.  Rama ripërsëriti se pushteti politik ka kapur dhe po mbyt drejtësinë.Sipas tij, imuniteti është hequr, por nuk është ndëshkuar askush ngaqë drejtësia nuk bën drejtësi. Imuniteti, vijoi ai, është një pikënisje, por jo një pikëmbërritje.   /Start/

                                                                                             2012-07-21 13:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›