Oketa: Kodi Zgjedhor u arnua

Aktiviteti u organizua në ambientet e Kinema Milleniunit dhe u mbështet nga qindra qytetarë shkodranë. Kryetari i Grupit Nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, falënderoi Shkodrën për mbështetjen, teksa evidentoi në fjalën e tij problematika të jetës së përditshme.
Duke komentuar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, Oketa tha se ai vetëm sa u arnua nga dy partitë e mëdha. “Edhe këtë radhë Kodi nuk iu takoi dot shqiptarëve. Ai u arnua për të kënaqur liderët e PD dhe PS dhe jo për të vlerësuar qytetarin shqiptar. Këtë herë, si çdo herë tjetër këto vitet e fundit, ne pamë se si kundërshtarët politikë arritën konsensusin në momentin e fundit vetëm për interesat e tyre dhe jo për interesat e vendit”, theksoi ai.
Duke deklaruar se Fryma e Re Demokratike do të jetë konseguente në zbatimin e programit të saj politik dhe se do punojë fort për të përkthyer objektivat politikë në rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët, Oketa bëri nga Shkodra thirrjen për bashkim me aksionin politik të Frymës së Re Demokratike. “Le të tregojmë në këtë 100 vjetor të pavarësisë se, si dikur, asgjë nuk ka më shumë vlerë se liria dhe pavarësia që e meritojmë të gjithë”. /Start/
2012-07-21 13:47