E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD-ja do të mbledhë Kuvendin e Parë Kombëtar

Gazeta Shqip

Para zgjedhjeve

Fryma e Re Demokratike do të mbledhë në fillim të javës së ardhshme Kuvendin e Parë Kombëtar të kësaj partie, e cila zhvillohet në vigjilje të zgjedhjeve të 23 qershorit. Tri ditë para Kuvendit të Parë Kombëtar, Fryma e Re Demokratike mblodhi dje Asamblenë Kombëtare. Takimin e kësaj strukture e hapi kryetari i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Sami Gjergji, i cili u bëri të ditur pjesëmarrësve në mbledhje çështjet që do të shqyrtohen e miratohen: miratimin e rregullores së brendshme të FRD-së, miratimin e përbërjes së Komisionit të përhershëm Statutor, miratimin e propozimit që do ti drejtohet Kuvendit Kombëtar të FRD-së për mandatimin e strukturave ekzistuese drejtuese në nivel qendror dhe vendor të FRD-së, si dhe miratimin e listës së plotë të kandidatëve për deputetë të FRD-së sipas propozimeve të kryesisë së degëve të FRD-së.

FRD-ja do të mbledhë Kuvendin e Parë Kombëtar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›