E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshentja i jep fund jetës, u zu me prindërit

Gazeta Shqip

Fushë-Krujë – Një adoleshente i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar fostoksinë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se një konflikt në familje e ka çuar atë drejt aktit të vetëflijimit. Sipas policisë, mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë kanë njoftuar se një 19-vjeçare nga Kodër-Thumana e Krujës ka gjetur vdekjen rreth orës 13.30, ndërkohë që menjëherë është dërguar një grup hetimor për të dokumentuar këtë rast. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se viktima quhet Sofie Hasani. Policia shpjegoi se adoleshentja u gjet nga familjarët e saj në krevat pak kohë pasi kishte konsumuar fostoksinën. Ata kanë treguar për policinë se menjëherë e kishin nisur për në spital. Madje, mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte mbërritur në spital që në mëngjes, por për shkak të pirjes së dozave të larta të fostoksinës, ka qenë e pamundur mbajtja në jetë e Hasanit. Ndërkohë, policia e Krujës po punon për zbulimin e shkaqeve që kanë dërguar vajzën drejt një veprimi të tillë. Sipas policisë, dyshimet e para flasin për një konflikt të 19-vjeçares me familjarët e saj. A. Bushi

Adoleshentja i jep fund jetës, u zu me prindërit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›