FRD prezanton në Shkodër kandidatët për deputetë: Ne kundër konfliktualitetit
TIRANE- Fryma e Re Demokratike prezantoi sot para qytetarëve shkodranë kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Shkodrës.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, pasi shprehu mirënjohje për qytetin e Shkodrës për gjithçka ka dhënë në historinë shqiptare, tha se FRD nuk është në politikë për një vend në qeverisje, por për të përfaqësuar ata që nuk përfaqësohen dot, duke filluar që nga ish-të përndjekurit e deri tek pronarët legjitimë.
FRD u shpreh z.Topi do të ndjekë politikë të moderuar, kundër konfliktualitetit dhe i ftoi qytetarët shkodranë të vlerësojnë më shumë se pushtetin, harmoninë, dinjitetin dhe tolerancën.
Gjithashtu kryetari i FRD-së u sugjeroi kandidatëve të FRD në qarkun Shkodër të komunikojnë drejtpërdrejt me zgjedhësit për t'u shpjeguar atyre programin dhe synimet e FRD-së në një moment që kryeministri dhe kryetari i opozitës e bëjnë këtë gjë në media për 5-6 orë rresht.
(e.m/ata/BalkanWeb)