E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalohet një sulm terrorist në Moskë, vriten dy nga të dyshuarit

rusiRusi- Agjentët rusë të antiterrorizmit kanë kryer një bastisje mbi një grup që po planifikonte një akt terrorist në Moskë duke vrarë dy të dyshuar, thonë zyrtarët e cituar nga BBC-ja.

Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit tha se grupi ishte vendosur në një shtëpi në qytetin e Orekhovo-Zuyevo, në lindje të kryeqytetit.

Një i dyshuar i tretë u arrestua në bastisje. Një agjent u plagos lehtë.

Të dyshuarit raportohet të jenë qytetarë rusë që kishin zhvilluar trajnime në rajonin e Afganistan-Pakistan.

Në një deklaratë Komiteti tha: “Gjatë një operacioni të veçantë aktiv banditët u lokalizuan, por kur atyre iu bë thirrje të dorëzoheshin ata hapën zjarr. Në sajë të veprimeve vendimtare të zbatimit të ligjit agjentët, një përpjekje për të kryer një akt terrorist në kryeqytet u pengua”.

Burime të paidentifikuara zyrtare i thanë agjencisë ruse të lajmeve se objektivi i grupit ishte një ngjarje masive në qendër të Moskës.

Të tre ishin myslimanë dhe kishin qenë nën vëzhgim prej një muaji, një tjetër burim i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax.

Autoritetet po hetojnë lidhjet e mundëshme midis të dyshuarve dhe Lëvizjes militante islamike të Uzbekistanit, tha burimi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›