‘Nisma të shpëtojmë Mejsin’, mblidhen 36 mijë euro në ndihmë të vogëlushes
TIRANË- Vijon mbledhja e parave për operacionin e vogëlushesh Mejsi. Historia e sëmundjes së rëndë të Mejsit 2-vjeçare ka prekur zemrat e mijëra qytetarëve në mbarë Shqipërinë.
Sot nismës për të shpëtuar këtë vogëlushe i është bashkuar edhe kompania 'Call Center Teleperformanca'. Kjo komani ka grumbulluar rreth 1 milionë e 600 mijë lekë të vjetra vetëm nga kontributet e punonjësve të saj, ndërsa 1 mijë euro të tjera i kanë kaluar llogarisë bankare të vajzës, në Credins Bank.
Drejtoresha e burimeve njerëzore e Teleperformancës, Odeta Melo i ka dorëzuar paratë e grumbulluara babait të Mejsit. “Rasti i Mejsit erdhi nëpërmjet 'News 24', të gjithë kanë reaguar. Urojmë të shërohet sa më shpejt. Po presim që edhe nga qendra jonë në Durrës të sjellë kontributet”.
Historia e dhimbshme e Mejsit nisi një vit më parë pas një ekzaminimi rutinë tek okulisti dhe kryerjes së rezonancës, prindërit mësuan se vajza kishte një kancer të rrallë.
Mejsi sot mund ta kryejë operacionin vetëm në Gjermani. Me kontributet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive të ndryshme janë mbledhur rreth 36 mijë euro.
(m.a/News24/BalkanWeb)