FRD viziton në spital ish-të përndjekurin, Oketa: Pikëlluese gjendja e spitaleve
TIRANE- Personi i tretë ish-i dënuar politik, i cili u vetëdogj me benzinë në shenjë proteste para Bashkisë së Pogradecit Gëzim Hamiti vazhdon të ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e djegieve në QSUT.
Veç familjarëve dhe shokëve të tij, Hamiti është vizituar sot edhe nga një përfaqësi e partisë Fryma e Re Demokratike, kryesuar nga deputeti Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj.
Pas vizitës, deputeti Oketa u shpreh i indinjuar për mungesën e theksuar të medikamenteve në spitale.
“Është totalisht e papranueshme, që për një rast të tillë, të një njeriu që ka kaluar një akt vetëflijimi të mungojnë edhe ilaçet më të thjeshta në spital dhe recetat tu lihen familjarëve. Pavarësisht deklarimeve për reforma në shëndetësi, mesa duket janë thjesht deklarime mediatike”, tha Oketa.
Nga ana e tij ish-koordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa, përsëriti kërkesën që Hamiti të dërgohet për kurim jashtë shtetit, pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë. Ndërkohë, ditën e enjte në orën 10:00 ish-të dënuarit politikë kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës së radhës para godinës së Parlamentit, nëpërmjet së cilës ata do t’u kërkojnë deputetëve të mbajnë një minitë zi në nderim të të ndjerit Lirak Bejko.
“Qytetarët shqiptarë, pa dallim, pa sigla partiake i presim për një protestë qytetare. Kemi për qëllim që Kuvendi të ngrihet për një minutë heshtje në nderim të Lirak Bejkos, njëkohësisht edhe ndërgjegjësimin e politikës shqiptare, e cila duhet të dëgjojë qytetarin”, tha Tufa.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)