Lushnjë, thika, celularë, drogë pranë burgut të Fushë Kosovës, pranga punonjësit
LUSHNJE- Një qese e mbushur me thika, celularë, dhe një sasi droge është gjetur pranë ambienteve të burgut të Fushë Kosovës në Lushnjë, ndërkohë që një punonjës ka rënë në pranga të policisë.
Autoritetet e burgut bëjnë me dije se qesja është konstatuar rreth orës 9:00 të mëngjesit të djeshëm në ambientet e fushave të ajrimit. Menjëherë kanë nisur hetimet për qesen e dyshimtë, ndërkohë që kanë qënë pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë zbardhur mbërritjen e saj në ambientet e burgut. Nga hetimet paraprake mësohet se qesja e cila përmbante rreth 7.5 gr kanabis sativa, 2 telefona celularë me karikues dhe 2 thika janë hedhur tek vendroja Nr.5, rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm.
Si pasojë ka rënë në pranga punonjësi i policisë së burgjeve Jetar Bajaziti 27-vjeç, i cili dyshohet të ketë lejuar futjen e qeses në ambientet e burgut, pasi kryente shërbimin në atë kohë.
27-vjeçari akuzohet për veprën penale "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".
(e.m/BalkanWeb)