E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu Abstenova ndaj dekretit pasi kam lidhje farefisnore

Reagon deputeti i PD-se. Koka i LSI-se jo i pranishem ne mbledhje

Deputeti i PD-se Sherefedin Shehu ka dhene per gazeten Shqip arsyet se pse ka abstenuar me voten e tij per kandidaturen e paraqitur nga Presidenti per kreun e KLSH-se Sali Shehu. Kam lidhje farefisnore me kandidaturen e paraqitur nuk ka te beje me faktin se jam kunder Sali Berishes deklaroi deputeti i PD-se Shehu. Ai ishte i vetmi person qe nuk mbajti te njejtin linje nga shumica e PD-se duke mos votuar kunder emrit te Sali Shehut por duke abstenuar. Deputeti demokrat eshte zgjedhur ne zonen e Qarkun te Dibres pikerisht nga zona ku eshte dhe i propozuari per kreun e KLSH-se Sali Shehu. Nderkohe qe opozita nuk mori pjese ne votimin per dekretin. Shkaku ishte se nuk mund te votohej per emrat dhe se qendrimin e saj do ta mbante ne seancen kur do te votohej propozimi i paraqitur nga kreu i shtetit me 27 tetor te ketij viti. Ne vullnetin tone politik do ta shprehim ne seancen parlamentare ku diskutohen edhe kandidaturat. Ne i qendrojme vullnetit tone qe per emrat votohet me votim te fshehte. Ne te na falni pasi kemi mbledhje asambleje dhe duhet te largohemi tha nenkryetarja e komisionit socialistja Mimi Kodheli. Ne mbledhjen e komisionit ra ne sy mungesa e deputetit te LSI-se Lefter Koka. Nuk dihen arsyet se pse Koka i LSI-se ka munguar ne kete mbledhje. LSI-ja eshte aleatja e vetme qe PD-ja ka ne Kuvend. Ajo ka gjithsej ka kater deputete ndersa ne total mazhoranca ka 74 deputete. PD e vetme ka 68 deputete dhe se vota e aleateve eshte shume e rendesishme per kete dekret. Per menyren e votimit te dekretit ne komision pati dhe debate pasi mazhoranca kerkonte qe te votohej ne menyre te hapur per dekretet por nje gje e tille u kontestua nga socialisti Erjon Brace. Nuk mund te kete nje votim te hapur sipas ligjit votimi i dekreteve per emrat behet i fshehte. Nese do votohet dekreti per ligjin e mbetjeve po do te jete i hapur por per dekretet qe kane te bejne me emra realizohet i fshehte theksoi Brace. Duke shfrytezuar argumentin e PD-se per rrezimin e kandidatures se Shehut ne krye te KLSH-se Brace i kerkoi Spahos qe ti kerkonte Kryeministrit qe te niste negociatat edhe per zgjedhjen e guvernatorit te ri te Bankes. Por kryekomisioneri Spaho u shpreh se kjo nuk mund ti kerkohet Kryeministrit por Presidentit pasi eshte vendimi i Gjykates Kushtetuese qe ia kerkon pikerisht nje gje te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›