E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH kunder importit te plehrave

Forumit Eurosocialist protestoi sot përpara zyrave të Presidentit të Republikës, të cilit i kërkuan që të mos dekretojë ligjin për riciklimin e mbetjeve te ngurta në vendin tonë. Duke mbajtur në duar parrulla ku thuhej “Mos e Dekreto”, ata kane vendosur në menyre simbolike maska dhe kane protestuar ne menyre te heshtur.

Të rinjtë socialistë thonë se rickilimi i plehërave ne Shqiperi është nje veprimtari qe do te jete mjaft i rrezikshme per mjedisin. Ligji per riciklimin e mbetjeve urbane ne Shqipëri u miratua nje jave me pare ne seance parlamentare vetem me votat e mazhorances. Opozita e kundeshtoi si te dyshimte kete projekt, duke e votuar kunder.

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›