Lirohen 18 nga 24 te arrestuarit e bandes se armatosur
Lirohen në seancën e masës së arrestit 18 nga 24 të arrestuarit e policisë me akuzën e bandës së armatosur.
Në seancën e masës së arrestit në gjykatën e Tiranës, vetëm Alfred dhe Albert Palushi kanë marrë masën e burgut pa afat, ndërsa Altin Palushi dhe Dritan Mëhilli janë lënë me 30 ditë burg, Lin dhe Dritan Osmani, me nga 20 ditë. Kurse Eduart Sokoli është lënë në arrest shtëpie.
17 të tjerët janë lënë në masën lehtësuese të Detyrimit të paraqitjes.
Në fakt masat e arrestit të gjykatës kanë rezultuar më pak se armët e zjarrit të sekuestruara nga policia, në operacionin e mëngjesit të së enjtes.
Policia shoqëroi 24 persona, të cilët si një autokolonë me automjete luksozë Hummer Benz ML e Rexhina, shkonin atë mëngjes të kërcënonin shoferët e furgonëve të linjës Kamëz-Tiranë që të mos merrnin pasagjerë, në mënyrë që këta të udhëtonin me autobusët e linjave.
Grupi I armatosur hapi zjarr ndaj policisë, porqë fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia shoqëroi 24 personat e implikuar dhe të dyshuar si pjesëtarë të bandës së armatosur.
Ndërsa të shoqëruarve veç automjeteve u është bllokuar dhe një arsenal armësh.
Policia njoftoi me anë të një deklarate për shtyp përfundim me sukses të operacionit me arrestimin e 24 personave, porqë gjithçka ndryshoi dy ditë më pas në seancën e masës. Në fakt, thuajse në të gjitha vendimet e tyre gjyqtarët kanë miratuar kërkesën e paraqitur nga prokurori Arben Qosja.