HAPAT E SHKUPIT DREJT BE
Parlamenti Evropian pritet të votojë të mërkurën raportin për përparimet në Maqedoni lidhur me procesin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët gjatë seancës pritet të shqyrtojnë progresin dhe raportin për Maqedonine, që Komisioni Evropian e publikoi nëntorin e kaluar. Raporti i PE-së në përgjithësi ka potencuar përparimet e bëra në planin e reformave. Sipas këtij raporti, reformat nuk ishin në nivelin e duhur, pasi Maqedonia nuk arriti të marrë rekomandimet për përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve. Votimi i këtij raporti në Parlamentin Evropian ndodh vetëm disa ditë pas përfundimit të Samitit të NATO-s, ku Maqedonia nuk arriti të marrë ftesën për anëtarësim në këtë Aleancë.