LADY D- FUNDI i HETIMIT
Mund te konsiderohen te mbyllura hetimet ne lidhje me vdekjen e Lady Dianes. Hetimi ka nxjerre perfundimin qe ish princesha dhe Dodi al Fajed jane vrare nga drejtimi i pakujdesshem i shoferit Henri Paul dhe nga ndjekja e paparaceve qe nuk i lane hapesire per te shpetuar. Ne fund, juria ka refuzuar tezen e komplotit per te cilen kembengulte i ati i Dodit, Muhamed al Fajed i cili lexoi kete deklarate : "Juria zbuloi qe nuk ishin vetem paparacet ata qe shkaktuan aksidentin por edhe disa automjete te paidentifikuara. Kush ishin dhe cfare benin ne Paris, mbetet ende nje mister". Sipas te atit te Dodit, pas aksidentit ne tunelin e Almas ne Paris, fshihej nje regji e zeze e familjes mbreterore dhe te sherbimeve sekrete, per te ndaluar martesen mes Lady Di dhe muslimanit Dodi. "Eshte zhvilluar nje hetim ne France dhe nje ne Angli-tha Lord Stevens, i ngarkuar me hetimin britanik. Ka pasur edhe hetim publik qe zgjeti 6 muaj dhe ka degjuar 260 deshmitare, perfshire edhe mua. Jam i sigurt qe verdikti i jurise do te pasqyroje ate qe ka ndodhur realisht. Ky duhet te jete fundi i cdo lloj teorie per komplot. Dua te them qe te lini te vdekurit te pushojne ne paqe."-shtoi ai. E vetmja risi ne hetimin publik, qe i kushtoi taksapaguesve 13 milione euro, ka qene denimi i fotografeve, te cilet te gjithe pervec njerit, refuzuan te merreshin ne pyetje.